“Kemi 6-7 vite që njihemi…”/ Jori Delli zbulon detaje për lidhjen e saj me reperin italian

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çiftet e reja të showbizit shqiptar që bënë publike lidhjen e tyre në 2023!

Ajo ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të edicionit të dytë të “Big Brother VIP”. Është fjala për Jori Dellin, e cila edhe pse nuk pati një rrugëtim shumë të gjatë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo arriti që të fitonte shumë fansa.

Jo vetëm brenda shtëpisë së BB VIP, pot edhe jashtë saj, Jori arriti që të bëhej kryefjalë e mediave. Ndërkohë pas disa muajsh që qëndroi në Shqipëri, ajo vendosi që të zhvendosej sërish në Itali.

Delli tashmë është në një lidhje dashurie me reperin italian, Fred De Palma, me të cilin bashkëjeton. Së fundmi, ajo ka treguar disa detaje mjaft interesante në lidhje me të.

Teksa ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush e ka pyetur se si është njohur me Fred De Palma. Jori zbulon se kanë 6-7 vite që njihen, por që në atë kohë nuk e pëlqente fare.

“Njihemi prej shumë vitesh (ndoshta 6/7), por më dukej antipatik dhe nuk më pëlqente.

Nuk dua të tregoj si jemi njohur për të mos bërë një figurë të keqe”, ka treguar Jori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49948 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE