Mot i kthjellët dhe i ngrohtë/ Si do të jenë temperaturat përgjatë ditës

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mot i kthjellët dhe i ngrohtë/ Si do të jenë temperaturat përgjatë ditës

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore disi më të ngrohta me origjinë Perëndimore duke kushtëzuar; mot, kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë.

Orët e pasdites do të sjellin vranësira nëpër të gjithë territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Verilindore dhe ekstremin Verior duke rrezikuar flokë dëbore në Alpet e Veriut.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës. Temperaturat e ajrit do të RRITEN lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48767 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE