Të përfshirë në trafik narkotikësh, dy të ekstraduar nga Gjermania e Greqia!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të përfshirë në trafik narkotikësh, dy të ekstraduar nga Gjermania e Greqia!

Të akuzuar si bashkëpunëtorë në trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike u ekstraduan nga Gjermania dhe Greqia për në Shqipëri, dy shtetas shqiptarë, një 31-vjeçar me banim në Shkordër dhe një 43-vjeçar banues në Tiranë. Ndaj të dyve ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” dhe qenë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi zyrtar:

Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Wiesbaden, u ekstradua shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shtetasi E. D. akuzohet se gjatë periudhës janar 2018-dhjetor 2022, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që trafikonte sasi të mëdha droge, në Danimarkë, Suedi, Norvegji, Holandë dhe Gjermani.

Po ashtu, si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua shtetasi V. H. alias V. H., 43 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, drejt Greqisë. Autoritetet ligjzbatuese shqiptare po vijojnë çdo ditë bashkëpunimin me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përgëzoi sot Interpol Tiranën, e cila në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Gjermani dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik lëndësh narkotike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE