Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli Pëllumb Abeshin!

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli Pëllumb Abeshin!

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot la në fuqi masat e sigurisë “Arrest me burg” dhe “Arrest shtëpie” për shtatë prej të hetuarve për Inceneratorin e Tiranës, mes tyre Lefter Koka. Ish-ministri i Mjedisit, ish-drejtori i Punëve Publike në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, si edhe Namik Simixhiu e Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg kërkuan ndryshimin e masës, por gjyqtari i Apelit i GJKKO-së, Dhimitër Lara nuk pranoi.

Po ashtu, Alba Thoma, Silena Tola, Sidrita Kopliku, të cilat ndodhen në arrest shtëpie, kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk kanë kryer vepër penale dhe se kanë zbatuar vetëm detyrën. Gjyqtari Lara sërish nuk pranoi ankimimin duke refuzuar kërkesën.

Ndërkaq, riktheu në qeli Pëllumb Abeshin e në këtë mënyrë pranoi ankimimin e SPAK-ut vetëm për Abeshin. Ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit ishte në arrest shtëpie, por tani ndaj tij u caktua “Arrest në burg”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim A.Th., B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt:

“Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023
të Gjykates se Posaçme te shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar duke:

-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues ‘arrest ne burg’ sipas neni 238
te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.

2. Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48843 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE