Alfio Rrotani: “Kam ende emocione për Fatmën”

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alfio Rrotani flet për ndarjen nga Fatma: “Kam vuajtur si kafshë”

Ditën e sotme i ftuar në “Big Brother Fun Club” ishte shefi i kuzhinës Alfio Rrotani.

Teksa foli për eksperiencën që përjetoi në rrugëtimin e shkurtër në BBV, Alfio u pyet edhe për marrëdhënien me Fatmën.

Brenda shtëpisë ai e ka përmenduar disa herë ish-partneren e tij. Ndërkohë ditën e sotme, djali i tij ka ditëlindjen. Teksa i ka bërë dedikimin e ëmbël në Instagram, Alfio e ka mbyllur shkrimin e tij me fjalinë: “Zemra ime e vogël e kuqe”, epitet ky të cilin ai e ka përdorur dikur edhe për ish-partneren.

Kaq ka mjaftuar që Ina Kollçaku ta ngacmojë ish-banorin për të kuptuar se si është sot raporti mes tij dhe Fatmës.

Teksa ka sqaruar se ata kanë një marrëdhënie të mirë, Alfio rrëfeu se ende ndjen emocione të bukura për Fatmën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48849 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE