Drejt hyrjes në histori si i pari kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi: Po ndodh në kohën e duhur!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Drejt hyrjes në histori si i pari kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi: Po ndodh në kohën e duhur!

Talat Xhaferi foli për mediat para seancës historike të parlamentit ku pritet zgjedhja e tij në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut e që do të udhëheqë vendin fqinj deri në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të 8 majit.

Xhaferi u shpreh se zgjedhja e një kryeministri shqiptar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut ndodh në kohën e duhur.

Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar, për faktin që aspektet procedurale dhe formale i përcakton Ligji për Qeverinë që përcakton se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike, e cila ka për prioritet organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve dhe jo vetëm aspektet e kompetencave qeveritare dhe të funksionimit të institucioneve. Besoj se është në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.

Më tej, Talat Xhaferi shtoi:

Kontekstet kohoret në konktekst politik mund të themi se janë edhe të vonuara, por edhe në kohë. Për aspektet politik dhe shoqërore, aspekti kohë nuk ngërthen me orë me ditë, është çështje e proceseve që vijojnë dhe paraprijnë dhe që pasojnë, kështu që është çështje e politikbërjes që planifikimet bëhen afatshkurta dhe afatgjata, mendoj se është në kohën e duhur konform rrethanave. Por nëse e shohim në kontekst të ngushtë mund të thuhet se është e vonuar, nëse dikur ka qenë tabu, tani është realitet që ndodh i ri dhe është koha e duhur mendoj.

Ndërsa Talat Xhaferi pritet të jetë i pari kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut duke iu besuar drejtimi i qeverisë teknike deri më 8 maj, opozita ka deklaruar votën kundër. Madje, ajo shqiptare, e grupuar në Lidhjen Europiane për Ndryshim, e akuzon për “shkelje të shumta” gjatë punës si kryeparlamentar, post i mbajtur prej tij deri pak ditë më parë.

Në postin e kryeministrit, Xhaferi pason Dimitar Kovaçevskin, i cili dha dorëheqje bazuar në ligjin “Për Zgjedhje”. Aty përcaktohet se 100 ditë para votimeve, zgjidhet një qeveri teknike, me mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO-DPMNE, që pritet të drejtojë ministritë e Punëve të Brendshme dhe të Punës e Politikës Sociale. Në kabinetin teknik, merr edhe tre zv.kryeministra. Nuk ka ndryshime në të tjera poste ministrore.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE