Finlanda mban zgjedhjet presidenciale/Proces me rëndësi mes tensioneve me Rusinë!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Finlanda mban zgjedhjet presidenciale/Proces me rëndësi mes tensioneve me Rusinë!

Finlandezët po votojnë për të zgjedhur presidentin e ri. Rëndësia e këtij posti është rritur pas shtimit të tensioneve me Rusinë fqinje, që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Edhe pse kompetencat e presidentit janë të kufizuara, kryetari i shtetit, i cili është komandant suprem i Forcave të Armatosura të Finlandës ndihmon në drejtimin e politikës së jashtme, në bashkëpunim me qeverinë. Kjo nënkupton se ndryshimi i peizazhit gjeopolitik në Europë do të jetë shqetësimi kryesor gjatë dimrit.

Në garë janë nëntë kandidatë, por dy konsiderohen kryesorë: ish-kryeministri konservator, Alexander Stubb dhe ish-ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto nga Partia e Gjelbër, i cili garon si i pavarur.

Sipas sondazheve, i treti është kandidati i ekstremit të djathtë, Jussi Halla-aho, që ekspertët besojnë se mund të dalë edhe i dyti në garë. Qendra e votimit u hapën në orën 09:00 dhe do të mbyllen më 20:00.

Raportet mes Moskës dhe Helsinkit u përkeqësuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, duke nxitur Finlandën t’i bashkohet NATO-s në prill 2023.

Rusia dhe Finlanda ndajnë një kufi prej 1.340 kilometrash. Në gusht 2023, Finlanda përjetoi një fluks të emigrantëve pa viza që hynë nga kufiri i saj lindor. Helsinki pretendoi se Moska po i shtynte të destabilizonin vendin dhe Finlanda mbylli kufirin lindor në nëntorin e kaluar. Stubb u shpreh:

Jemi në një situatë ku Rusia dhe sidomos Vladimir Putin po përdorin njerëzit si armë. Në këtë rast do të vendosim të parën sigurinë e Finlandës.

Rivali i tij, Haavisto theksoi se Finlanda “duhet t’i dërgojë Rusisë një mesazh të qartë se kjo situatë nuk mund të vazhdojë”. Pas Luftës së Ftohtë, Helsinki mbajti raporte të mira me Moskën.

Presidenti aktual, Sauli Niinisto, të cilit po i mbaron mandati i dytë gjashtëvjeçar, dikur e cilësonte veten “person me lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin”, por më pas u shndërrua në një nga kritikët më të ashpër të shefit të Kremlinit.

Sipas një sondazhi, Stubb pritet të udhëheqë garën me 27% të votave, i ndjekur nga Haavisto me 23% dhe Halla-aho me 18%. Stubb ka qenë kryeministër i Finlandës nga viti 2014 deri më 2015-ën, ndërsa Pekka Haavisto ka mbajtur disa poste ministrore.

Balotazhi është caktuar për më 11 shkurt, nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton mbi 50% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE