La boksierin për Bardhin, publikohet fotoja e Sarës para hyrjes në BBV

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
La boksierin për Bardhin, publikohet fotoja e Sarës para hyrjes në BBV

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dyshja që po përfliten për një romancë të mundshme brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Mirëpo, nga një bisedë e tyre u ngritën dyshime se Sara mund të ketë lënë diçka të hapur jashtë, pasi u shpreh se është një situatë delikate.

Kaq mjaftoi që të nisnin “kërkimet” në profilin e saj të Instagramit, ku u vu re një foto tek ishte kapur dorën e një mashkulli.

Kjo situatë u përfol në puntatën e sotme të “Fan Club” dhe ishte opinionisti Ronaldo Sharka ai që foli rreth komenteve që kishte lexuar nëpër rrjetet sociale.

“La boksierin për reperin”, ishte një koment që Ronaldo përmendi në studio, duke na lënë të kuptojmë se një pjesë e publikut jashtë shtëpisë kanë qenë në dijeni të lidhjes së Sarës.

Sakaq, u soll në vëmendje edhe prezantimi i saj para hyrjes në BBV, ku pasi tha se është single, shtoi e sikletosur, “o zot pse e thash këtë?!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE