Talat Xhaferi fjalim në Parlamentin e Maqedonisë si i mandatuar për formimin e qeverisë: Pranoj me përgjegjësi të plotë!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Talat Xhaferi fjalim në Parlamentin e Maqedonisë si i mandatuar për formimin e qeverisë: Pranoj me përgjegjësi të plotë!

Ndërsa sot pritet të votohet për të hyrë në histori si i pari kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut, për të drejtuar qeverinë teknike deri në zgjedhjet parlamentare e presidenciale të 8 majit, Talat Xhaferi, foli në parlament dhe tha se mandatin do ta pranojë me kënaqësi e përgjegjësi të plotë.

Për mua si mandatar i kësaj qeverie, nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për qeveri teknike, unë këtë detyrë, besim, nder e mbi të gjitha përgjegjësi jashtëzakonisht të rëndësishme, e kuptoj dhe do t’i qasem ashtu siç kam vepruar si në çdo sfidë që është shfaqur para meje në jetën profesionale dhe personale. Dëshiroj t’ju siguroj se në asnjë çast nuk do të lejojmë që të devijojmë nga ai që do të thotë institucion funksional dhe i besueshëm për qytetarët e institucionet me kompetenca qartazi të përkufizuara me Kushtetutë, në raport me shtyllat e tjera të pushtetit në RMV.

Ndër të tjera, Xhaferi foli edhe për zgjedhjet.

Mbajtja e shkallës së lartë të transparencës dhe komunikimit me të gjitha institucionet dhe qytetarët. Mbajtjen e aleancës me SHBA-të dhe BE-në. Kohezionin e brendshëm dhe integrimin euroatlantik. Do të fokusohemi në pritoritetet strategjike. Për përgatitjen e zgjedhjeve, qeveria në mënyrë të drejtpërdrejte dhe institucionet zgjedhore, do të zbatojnë të gjitha parakushtet ligjore, për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut reagoi edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan:

Urimet e mia më të përzemërta qeverisë së re teknike të Maqedonisë së Veriut dhe Kryeministrit të saj, zotit Talat Xhaferi! Pavarësisht kufizimit në kohë dhe në kompetenca, kjo qeveri ka sfidën dhe privilegjin për të realizuar zgjedhje të lira e të ndershme, për të ruajtur stabilitetin dhe kursin euro-atlantik të vendit si dhe të dëshmojë aftësinë për të qenë gjithpërfshirëse dhe bashkëpunuese me të gjithë faktorët pa dallim politik dhe etnik! Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe ardhmërinë e RMV.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE