Ndryshon Kodi Penal për “marrëdhënia me të mitur nën 16 vjeç”

vovalbania January 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshon Kodi Penal për “marrëdhënia me të mitur nën 16 vjeç”

Pas lajmeve të njëpasnjëshme për abuzim me të mitur, po ndërmerren hapa konkretë për ndryshimin e kodit penal dhe bashkë me të, seksioni i krimeve seksuale, i cili nga 8 nene që ka aktualisht, shumë shpejt do të ketë 23.

Sipas draftit të hedhur për diskutim, i siguruar nga Top Channel, mosha për të shprehur dakordësinë për të hyrë në një marrëdhënie seksuale do të rritet nga 14 në 16 vjeç. Gjithashtu, parashikohet të rritet edhe dënimi për shkelësit.

Sipas ndryshimeve dënimi do shkojë nga 10-15 vite për çdo akt me natyrë seksuale që kryhet me një person të mitur të moshës deri në 16 vjeç.

Përjashtim nga ligji bëjnë vetëm rastet kur personi me të cilin i mituri ka hyrë në raport intim është deri në 2 vite më i madh.

Rëndësi i është dhënë dhe veprave penale si dhuna seksuale, ekspozimi i të miturve në akte seksuale, manipulimi, prostitucioni, pornografia me të mitur etj.

Kujtojmë se pa u mbyllur muaji janar ka pasur 6 raste abuzimesh ndaj të miturve në vendin tonë. Secili prej tyre ka hapur një debat të madh mbi legjislacionin e vendit dhe vëmendjen që i jepet krimeve seksuale në vend.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE