“Është një gjë që të fle në shpirt…”/Pas shkëputjes disa vjeçare Stela Kotri vendos t’i rikthehet televizionit!

vovalbania January 28, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Është një gjë që të fle në shpirt…”/Pas shkëputjes disa vjeçare Stela Kotri vendos t’i rikthehet televizionit!

E ftuar në episodin e dytë të emisionit “Ku Ke humbur” në Top Albania Radio ka qenë Stela Kotri. Një moderatore mjaft e dashur e cila spikati me talentin e saj dhe u pëlqye shumë nga publiku që me daljen e saj të parë në Top Select dhe për të vijuar karrierën më pas në emisionet sportive dhe ato të mëngjesit. Pavarësisht gjithçkaje Stela vendosi në një moment që të mos ishte më një vajzë ekrani dhe të shëputej. Dalja e fundit ka qenë në vitin 2018 në Top Channel.

Fillimin e kam pasur në Top Channel dhe emisionin i fundit që kam drejtuar para momentit të shkëputjes nga ekrani ka qenë sërish në Top, më duket sikur rikthehem në shtëpi edhe pse kalojnë vitet. 

E merr shpesh malli për ekranin, skenën dhe median?

Patjetër. Kur bëhet fjalë për pasionet e fëmijërisë, për të cilat ke investuar dhe ke hequr dorë nga shumë gjëra të tjera për t’ju dedikuar normalisht të merr malli. Në çdo punë mendoj që çdo njeri ka ato momentet kur lodhet, ndihet i ngarkuar ndoshta dhe i pavlerësuar. Megjithatë mendoj se punët e bëra me pasion janë ato për të cilat të merr malli gjithmonë edhe nëse shkëputesh apo largohesh disi. 

Ajo shton gjithashtu:

Në 2018 u riktheva në formatin “Në shtëpinë tonë” i dedikohej paradites. Aty ishte eksperienca e fundit televizive në prezantim përpara se unë ta merrja këtë pauzën nga ekrani. 

Mendon Stela të rikthehet sërish në televizion?

Do t’i rikthehem sërish televizionit sepse kam nevojë realisht për atë lloj energjie. Është një gjë që të fle në shpirt dhe ti ke nevojë që t’i rikthehesh patjetër. 

Televizionin sot e shoh shumë ndyrshe nga koha kur unë kam qenë. E shoh më të prekshëm, ndoshta standardet për të hyrë sot në televizon janë krejt të tjera në raport me ato që brezi ynë ka pasur. Sot nuk është talenti primar por janë aspekte të tjera të karakterit, bukurisë dhe talentin mund ta përvetësosh rrugës. 

Kjo është diçka e mirë apo e gabuar?

Është e mirë për njerëzit që ëndërrojnë ekranin por ndoshta është e gabuar sepse më pas fillon të devijojë meritokracia. Ndoshta këtu fillojnë ato padrejtësitë ndaj njerëzve të cilët e meritojnë vërtet të jenë aty kundrejt të tjerëve që kanë shansin. Ata të cilët janë vërtet të talentuar dhe e meritojnë e kanë të vështirë rrugën për të mbërritur aty ku duhet të jenë duke qenë se ka më tepër personazhe, selektimi është më i pakët. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50990 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE