Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj drejt divorcit?

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj drejt divorcit?

Nuk është hera e parë që për Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajn të jetë përfolur për një krizë në çift, madje edhe për hapa drejt divorcit, kjo për shkak të veprimeve të dyshimta që çifti ka bërë kundrejt njëri tjetrit.

Edhe këtë herë kështu ka ndodhur!

Sipas “Artistët Shqiptarë” dyshja kanë nisur procedurat e divorcit.

Arsyet deri tani nuk dihen, megjithatë kjo gjë përforcohet nga Instagrami i Xhensilës, pasi ajo nuk e ndjek më Besin, madje ka fshirë edhe të gjitha fotografitë me të.

Kujtojmë se herën e fundit që dyshja u përfolën për ndarje ishte në prag të natës së ndërrimit të viteve, në të cilën ata nuk postuan asnjë moment tek na lanë të mendojmë se nuk ishin krah njëri tjetrit.

Pak pas kësaj periudhe, Xhensila dhe Besi e mohuan ndarjen publikisht, madje pas pak kohësh lajmëruan pritjen e ëmbël.

Atëherë, çfarë ka ndodhur mes tyre që i ka bërë të hiqen nga ndjekësit dhe të fshijnë fotot me njëri tjetrin? Një krizë e mundshme apo sërish një lëvizje për bujë dhe vëmendje?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48828 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE