Kanosi me kallashnikov, arrestohet në Belgjikë 30-vjeçari nga Shkodra/Në burg në Fier për vrasje kërkohet edhe nga Italia për trafik droge!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanosi me kallashnikov, arrestohet në Belgjikë 30-vjeçari nga Shkodra/Në burg në Fier për vrasje kërkohet edhe nga Italia për trafik droge!

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia në Belgjikë, korrikun e kaluar u konfliktua dhe kanosi me kallshnikov një person, në mjediset e një restoranti në vend. Ndaj tij, Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” e “Prishje të qetësisë publike”.

Njoftimi zyrtar:

Vijon bashkëpunimi me partnerët për shkëmbimin e informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

1-Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov.

Në një tjetër zhvillim, shtetasi Armand Lushaj (Jazaj), banues në Vlorë u arrestua në mënyrë provizore në burgun e Fierit, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Arrestimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 9 vjet burgim (pjesa e mbetur e dënimit, 7 vjet, 8 muaj e 4 ditë burgim), për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, e parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Dyshohet se në periudhën 2016-2018, 36-vjeçari ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe cannabisi, në qytetet Firence, Areco, Brindizi dhe Rieti.

Aktualisht ndodhet në IEVP Fier, pasi Gjykata e Vlorës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 2020, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ky shtetas tentoi të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.Xh., të cilin e ka lënë të plagosur.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës u kap në Greqi dhe korrikun e kaluar u ekstradua në Shqipëri.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE