Në restorantin më të shtrenjtë të Parisit vidhen 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro!

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në restorantin më të shtrenjtë të Parisit vidhen 83 shishe verë me vlerë 1.5 milionë euro!

Një restorant francez raportoi se nga bodrumi i tij u vodhën 83 shishe verë me një vlerë totale prej 1.5 milionë euro. Sipas raportimeve të mediave franceze, bëhet fjalë për Tour d’Argent, një nga restorantet më të vjetra dhe më të shtrenjta në Paris, i cili më 25 janar denoncoi vjedhjen në polici.

Gazeta Le Parisien raporton se në mesin e shisheve që u vodhën ishin disa Romanée Conti nga rajoni i Burgundisë, më e shtrenjta prej të cilave e vitit 1999, në faqet e internetit të specializuara, shitet me 31.200 euro për shishe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50530 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE