“Lista të hapura në zgjedhje”, Basha: Qytetarët të mos zgjedhin logon, por njeriun që do t’i përfaqësojë në Parlament!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Lista të hapura në zgjedhje”, Basha: Qytetarët të mos zgjedhin logon, por njeriun që do t’i përfaqësojë në Parlament!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët në Dimal përsëriti propozimin e tij për lista të hapura në zgjedhje.

Ai theksoi se politikanët nuk duhet të jenë pjesë e një klubi të privilegjuar i cili është produkt i listave të mbyllura dhe të kontrolluara nga kryetarët e partive.

Kuptimi propozimit për listat e hapura, sipas Bashës është që qytetarët me votën e tyre të mos zgjedhin thjesht logon, por njeriun që do t’i përfaqësojë në Parlament.

 “Le të mos jenë politikanët pjesë e një klubi të privilegjuar i cili është produkt i listave të mbyllura dhe të kontrolluara nga kryetarët e partive. Le t’ia kthejmë pas 16 vitesh dhe 4 palë zgjedhjesh njëra më keq se tjetra qytetarëve shqiptarë atë që u morëm me ndryshimet kushtetuese Berisha-Rama të vitit 2008, të drejtën për të zgjedhur drejtpërdrejtë që do t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është qëllimi dhe kuptimi i propozimit tonë për listat e hapura, në mënyrë që qytetarët e këtij vendi me votën e tyre të mos zgjedhin thjesht logon pas të cilës rreshtohen dhe pastaj i pari i kësaj logo të zgjedhi se kush do të hyjë në parlament. Por të zgjedhin realisht njeriun që do t’i përfaqësojë në parlament. Vettingu i politikanëve, listat e hapura, barazia e votës, votimi dhe numërimi elektronik, barazia e votës dhe vota për gjysmën e Shqipërisë jashtë Shqipërisë, janë një paketë e vetme e PD ku nuk ka asnjë rresht asnjë fjalë të mbrojmë interesat e ngushta partiake, por gjithçka është bërë me një synim madhor dhe kombëtar në mendje që është, të jemi në shërbim të qytetarëve dhe t’i kthejmë Shqipërisë një demokraci funksionuese, e t’i kthejmë një politikë me fytyrë njerëzore”, tha Basha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE