Publiku mendon se Graciano do të krijojë lidhje brenda shtëpisë, ja çfarë mendimi ka Argjira Spanca

vovalbania January 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Publiku mendon se Graciano do të krijojë lidhje brenda shtëpisë, ja çfarë mendimi ka Argjira Spanca

Argjira Spanca ishte personi që më pak e dëshironte hyrjen e Gracianos në shtëpinë e “Big Brother Vip” e kjo për shkak se ata kalojnë çdo ditë në shoqërinë e njëri tjetrit.

Pas hyrjes së tij në shtëpinë më të famshme, Argjira është ngacmuar paksa gjatë puntatës të së dielës në “Trotuar”.

Sipas një sondazhi të kryer në Instagram, 80% e votuesve mendonin se Graciano do të krijojë një lidhje tjetër brenda shtëpisë, ndërsa 20% mendonin se ai nuk do ta bënte këtë gjë.

Përsa i përket këtij sondazhi, Argjira tha ndër të tjera se shqiptarët mund të duan të shohin shumë gjëra ama realiteti është ndryshe dhe shtoi se audienca është mësuar me çifte që përgjysmohen e ‘masakrohen’ pasi duan të bëhet show. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE