Deagradon debati me Rozën, Ledjona: E di sa e turpshme është që po më përdor vajzën!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Deagradon debati me Rozën, Ledjona: E di sa e turpshme është që po më përdor vajzën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Roza dhe Ledjona kanë qenë nga banoret më të komentuara, teksa tashmë dy vajzat janë zënë edhe me njëra-tjetrën. Debati ka agravuar, teksa Roza i ka përmendur vajzën Ledjonës.

Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një vajze që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.

Roza: A je me personin që e ke bërë?

Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?

Roza: Kështu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.

Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?

Roza: Jo unë jam bërë me dashuri.

Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?

Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.

Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.

Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.

Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49773 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE