E rëndë/ Shqiptari vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë/ Shqiptari vret ish-gruan, rrëmben vajzën 8-vjeçare

Një 32-vjeçare shqiptare është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, në Clearwater të Floridas.

Mediat lokale raportojnë se Renato Muhaj pasi i mori jetën ish-partneres së tij, Suela Saliaj, rrëmbeu edhe vajzën 8 vjeçare që kishte ardhur në jetë nga martesa e tyre.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 2:44 të mëngjesit të së hënës, kur fillimisht Muhaj ka hyrë në banesën e prindërve të tij në Oakbrook Village Apartments, duke i goditur të dy. Më pas iu ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Më pas ai iu drejtua bllokut të banesave në Clearwater Largo Road, ku oficerët gjetën trupin e pajetë të Saliajt. Ndërkohë, 34-vjeçari ishte zhdukur së bashku me të bijën Alesia, me një makinë “Kia Sportage” ngjyrë ari.

Pak orë pas ngjarjes Muhaj u lokalizua nga celulari i tij po në Clearwater dhe policia gjeti brenda automjetit vajzën e çiftit, ndërsa arrestoi 34-vjeçarin nën akuzën e vrasjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE