Harrojeni boksierin! Sara flet brenda BBV për reperin shumë të njohur me të cilin ka pasur një lidhje!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Harrojeni boksierin! Sara flet brenda BBV për reperin shumë të njohur me të cilin ka pasur një lidhje!

Sara Gjordeni është një personazh mjaft i komentuar i BBV në këtë pikë të lojës.

Ajo është përfshirë në debate me thuajse të gjithë banorët dhe këta të fundit janë shprehur njëzëri për antipatinë kundrejt saj.

Ky mendim i banorëve duket se është mbështetur edhe nga publiku, i cili e nxorri jashtë shtëpisë Sarën “Prime” e shkuar, e megjithatë Sara ia doli të kthehej sërish në shtëpi me anë të biletës së kthimit.

Nga ana tjetër në rrjet kanë nisur aludimet për një raport jashtë shtëpisë që Sara mund ta ketë lënë “pezull”.

Dyshimet për këtë u shtuan nga një foto që Sara kishte ‘harruar’ pa fshirë nga Instagrami i saj, ndërsa komentues u shprehën se Sara la boksierin për reperin.

Vet ish miss-i gjatë klipit prezantues deklaroi se është single e më pas dëgjohet të thotë “o zot pse e thashë këtë“.

Mirëpo, Sara nuk është komentuar në mediat rozë vetëm për “boksierin”, por edhe për lidhjen me një reper nga Kosova, gjë që ajo vet e konfirmoi sot.

Në një bisedë gjatë pasdites me Olsi Bylykun, Sara ka treguar se ka qenë në një lidhje me një reper mjft të njohur nga Kosova, dhe se karriera e tij nuk i ka prishur aspak punë në lidhjen e tyre.

Por, kush është reperi që ka qenë në një lidhje me Sarën? Gjatë vitit 2019, mediat kanë shkruar gjatë për një histori dashurie mes saj dhe reperit nga Kosova, Skivi.

E ftuar asokohe në “Glamour Zone”, Sara ka treguar se marrëdhënia ka marrë fund për shkak të tradhëtisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48893 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE