Mozzik nuk qenka single prej 11 muajsh dhe këtë na e zbuloi vetë ai

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagimi epik i Mozzik kur fansi i tij shan partnerin e ri të Loredanës (Video)

Mozzik di si të marrë vëmendje dhe për këtë kujdeset vetë dhe përmes rrjeteve sociale.

Artisti na bën shpesh konfuz me postimet e tij dhe këtë sapo e bëri sërish.

Pasi u deklarua single, thumboi të dashurin e ri të Loredanës, postoi video me Hanën, ai sapo u deklarua se është në lidhje dashurie.

Përmes një deklarate të rastësishme, me një foto nga vetura e tij, ai tha se në fakt nuk është single prej 11 muajsh.

“Në fakt, nuk jam single prej 11 muajsh dhe e dua”- shkruan reperi krahas fotos.

Nuk dihet nëse edhe kjo është nga deklaratat pas së cilës fshihet një projekt siç ndodhi javë më parë kur ai paralajmëroi martesën dhe u publikua projekti me Kidën.

Mbetet të presim…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48902 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE