Patologjia e të qenurit një njeri i mirë… Po po, ekziston!

vovalbania January 03, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Patologjia e të qenurit një njeri i mirë… Po po, ekziston!

A mund të jetë njeriu aq i mirë sa të heqë dorë nga nevojat e tij? Sipas psikologëve, në këtë rast bëhet fjalë për një patologji e cila tregon çrregullim vartës të personalitetit. Kur nuk bëhet fjalë për altruizmin por për një përpjekje të tepruar gatishmërie ndaj të tjerëve, derisa mund të anashkaloni nevojat tuaja, atëherë kjo është një patologji.

DSM (Manuali diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore), një nga manualet diagnostike më të përdorura nga psikologët dhe psikiatrit nga e gjithë bota, këtë gjë e përcakton si “çrregullim vartës të personalitetit” i cili karakterizohet nga disa elemente:

  • vështirësi për të marrë vendime pa u këshilluar me dikë;
  • nevoja që t’u nxitur të tjerëve përgjegjësinë për pjesën më të madhe të fushave në jetën e tyre;
  • vështirësi për të shprehur mospëlqim ndaj të tjerëve;
  • vështirësi për të bërë gjëra në mënyrë të pavarur për shkak të mungesës së besimit në vetvete;
  • tendenca për të bërë çdolloj gjëje, edhe të pakënaqshme, për të marrë suport nga të tjerët;
  • siklet për të qëndruar vetëm; tendencë për të krijuar shumë shpejt një marrëdhënie të ngushtë me një person;
  • shqetësim të ekzagjeruar se mos përfundoni të vetmuar.

Kur nuk mund të diagnostikohet një shqetësim i vërtetë, mund të flitet për “stil të varur personaliteti”: është rasti i atyre që mundohen të shprehin opinionin e tyre, ndërsa ndihen në siklet për shkak të paaftësisë për të thënë ‘jo’. Personaliteti mund të përkufizohet si një grup i organizuar dhe dinamik i karakteristikave të një personi. Fjala “personalitet” rrjedh nga latinishtja ‘personalitatem’, që do të thotë maskë.

Kur shndërrohen tiparet e personalitetit në çrregullime të personalitetit? Kufiri nuk është i qartë, por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa që vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose u shkaktojnë vështirësi subjektive personit. Njerëzit që i mbartin këto çrregullime etiketohen si “të këqij” ose “të shtrembër”. Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati.

Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje të palëkundshme dhe të keqpërshtatura ndaj stresit. Njerëzit me çrregullime të personalitetit në përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata por në mjedisin rrethues. Pjesa më e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptoma psikike.

Personat që vuajnë nga ky çrregullim janë të paaftë që të marrin vendime pa këshilla të shumta dhe risigurim nga të tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë ankthiozë nëse u kërkohet të marrin rol udhëheqës. Nuk dëshirojnë të jenë vetëm. Personalitetin vartës e karakterizon edhe pesimizmi, vetëdyshimi, pasiviteti dhe frika për të shprehur ndjenjat seksuale agresive. Raportet sociale janë të kufizuara me personat ndaj të cilëve janë të varur. Janë të rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i cili janë të varur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49683 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE