“Qëndruam në bodrum me 30 veta, binin granata…” Bardhi rrëfen momentet e luftës, lajmi i rremë për vdekjen e nënës…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Qëndruam në bodrum me 30 veta, binin granata…” Bardhi rrëfen momentet e luftës, lajmi i rremë për vdekjen e nënës…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Ndërkohë, reperi Bardhi ka rrëfyer përjetimet gjatë luftës në 2001. Bardhi një shqiptar i Maqedonisë, tregon se si u strehuan në shtëpinë e dajave në fshatin Sllupçan, ku qëndruan për një muaj në një bodrum me 30 persona, ndërkohë që hidheshin granta.

Fshati ku ka filluar lufta në Maqedoni tek zona jonë në 2 maj në 2001, ne shkuam në 1 maj tek dajat dhe pas dy ditësh ka filluar lufta në fshatin Sllupçan. Ai fshat ka luftuar shumë dhe ka shumë dëshmorë. Ne kemi ndenjur në një bodrum 30 veta. U granatua shtëpia kur ne ishim duke ndenjur dhe na shpëtoi Zoti. Në atë kohë, nëna për të mos u trembur ne më ka mësuar poezi, shkrim, lexim dhe 24 poezi për një muaj. Vazhduam si refugjatë në Kosovë, në Preshevë, gjatë gjithë luftës. Kur i kujtoj momentet e luftës, i kam të gjitha në tru dhe i kam si foto. Helikopterët kur kalonin, isha 3 vjeç e gjysmë. U lëshua një lajm në radio që lajmëroi vdekjen e nënës sime me dy fëmijët, mua dhe motrën. Aty vdiq një grua me të njëjtën emër që ka pasur dy fëmijë tek ai fshat. Familja u çmend, nuk ka pasur telefona atëherë. Më pas ata folën me babin. Babi nuk ka qenë aty dhe derisa e kanë kuptuar lajmin, nuk kanë bërë asnjë gjë sepse nuk e kishin të sigurt, sepse kishte vetëm emrin, jo mbiemrin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51089 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE