“E pa që nuk u mbështet nga publiku dhe është tërhequr…”/Paloma analizon lojën e Roza Latit brenda shtëpisë së “BBV” dhe jo vetëm!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“E pa që nuk u mbështet nga publiku dhe është tërhequr…”/Paloma analizon lojën e Roza Latit brenda shtëpisë së “BBV” dhe jo vetëm!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja e njohur Paloma për të na folur pak se si po i duket edicioni i tretë i “BBV”. Kush do të lërë sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri sipas Palomës? Për këtë e shumë të tjera zbuloni duke klikuar në këtë link.

Sa i përket raportit shumë të diskutuar mes Julit dhe Eglës, Paloma shprehet:

Që ditën e dytë nisën të ziheshin. Kur ke kohë pa e parë një koleg e pyet njëherë si je, qysh e tek ndërsa këta direkt me përplasje, u bënë brekët kryefjala. Nuk janë të zgjuar tek loja që po bëjnë. Megjithatë kemi 4 muaj për t’i analizuar.

Po për banorët e tjerë çfarë opinioni ka Paloma?

Roza na ka humbur fare. Ka pasigurinë se çfarë po mendojnë njerëzit jashtë. Roza e pa që nuk u mbështet nga publiku nga duartrokitjet, nuk doli e preferuar dhe është tërhequr për të kuptuar se cila do të jetë loja e saj. Deri tani te banorët po shoh që njëri po mundohet të jetë si Luizi, dikush tjetër si Olta, dikush tjetër si Donaldi. Juli u nis të imitojë Luizin. Gafa më e madhe aty është të kopjosh dikë tjetër. Ilnisa nuk e ka gjetur ende kundërshtarin aty brenda, por po mundohet ta pozicionojë veten.

Cilët banorë preferon Paloma deri më tani?

Dua Merin dhe Gazin. Mua më argëtojnë dhe më japin energji pozitive. Në atë shtëpi Meri na ka dhënë energji pozitive, kemi qeshur, ka luajtur me të gjithë, ka qenë pak a shumë kryefjala e memeve. Edhe Gazi me humorin e tij më pëlqen, ai ka punuar mes femrave dhe di t’i menaxhoje situatat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE