U 17, U 19 dhe Femrat, Partizani mund tre herë Tiranën brenda një jave…

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
FOTO/ Rradhë e gjatë në “Air-Albania”. Derbi numër 172 në Superligë, formacionet zyrtare të Tirana – Partizani!

Pavarësisht se ekipi i parë nuk arriti të bëjë diferencën dhe të nisë gjuetinë për vendin e parë, java e shkuar mund të konsiderohet shumë e suksesshme për tifozët e Partizanit. Në fundjave janë luajtur tre derbe kryeqyteti mes Partizanit dhe Tiranës dhe të tria këto sfida i kanë fituar “demat”. Fillimisht, ekipi U-17 arriti të fitojë me një gol të shënuar nga Nela në minutën e 53-të. Sakaq, edhe Partizani U-19 u tregua i pamëshirshëm ndaj rivalëve të qytetit, duke fituar me shifrat e thella 4-1. Petritaj, Vidrica, Gjeta dhe Gjuzi arkivuan fitoren e ekipit të drejtuar nga Renaldo Kalari. Sakaq, edhe Partizani i vajzave shkëlqeu në derbi, duke fituar me shifrat 4-0 në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Rikujtojmë se ekipi i parë i Partizanit u ndal në fundjavë në një barazim 1-1 me Vllazninë. Orges Shehi mendon se barazimi ishte rezultati i drejtë që prodhoi fusha e lojës në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit, teksa u shfaq i kënaqur me atë që pa nga skuadra e tij në këtë transfertë. Në intervistën pas ndeshjes, Shehi u shpreh duke thënë:

Futbolli ka të tre rezultatet brenda. Ne kërkuam që të dalim gjithmonë fitimtarë dhe kërkuam të ushtrojmë presion. Nuk ishim të kënaqur me barazimin, deshëm të fitonim. Futbolli ka episode, siç është rasti që barazoi Vllaznia. Në disa momente mund ta zgjidhnim më mirë, kishim punuar për thellësinë, edhe pse kundërshtarët ndryshuan krahët. Megjithatë, është një ndeshje që u mbyll në barazim dhe ky është rezultati i fushës. Deri te penalltia kishim të gjithë situatën në kontroll, mund të lexonim më mirë situatën, edhe pse ishte ndeshje e mirë. Ky është një sistem që e përdorim për herë të parë. Nuk është Mba në gjendjen optimale, kur e përdorim për herë të parë dhe ka pak kohë, është shumë për të përmirësuar, sidomos në zonat bosh ku duhet hapësirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE