Elhanda Dani mohoi t’i ketë marrë partnerin nga duart, reagon ish e fejuara e balerinit pasi këngëtarja i “shkatërroi“ lidhjen me Ledianin

vovalbania December 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elhanda Dani mohoi t’i ketë marrë partnerin nga duart, reagon ish e fejuara e balerinit pasi këngëtarja i “shkatërroi“ lidhjen me Ledianin

Ditjona Bora, ish-partnerja e balerinit të “Dancing With the Stars”, Ledian Agalliaj duket se i është përgjigjur deklaratës së këngëtares Elhaida Dani e cila ka mohuar që të ketë shkatërruar marrëdhënien mes tyre.

Elhaida Dani në reagimin e saj në rrjete sociale ka deklaruar se nuk ka thyer asnjë kod moral, duke iu referuar këtu komenteve se ajo ka ndërhyrë në marrëdhënien e Ledianit dhe Ditjonës.

Elhanda Dani mohoi t’i ketë marrë partnerin nga duart, reagon

“Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë moral. Por nuk jam unë person që duhet t’i sqarojë mirë për publikun”, shkruan ndër të tjera Elhaida Dani.

Ditjona Bora ka publikuar në Instagram një foto të saj, ku shkruan: E vërteta ndryshon me kalimin e kohës.

Duket se Ditjona nuk është pajtuar me deklaratën e Elhaida Danit, duke nënkuptuar se ajo po gënjen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE