Visjan Ukcenaj komenton raportin midis çifteve: “Më shumë në shijet e Romeos është Rikja sesa Heidi”!

vovalbania January 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Visjan Ukcenaj komenton raportin midis çifteve: “Më shumë në shijet e Romeos është Rikja sesa Heidi”!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Me telefonata do i jepet mundësia kujtdo që të komentojë ngjarjet nga spektakli, nga përditshmëria. Të gjithë dëgjuesit nëpërmjet telefonatave, SMS apo mesazheve audio në Whatsapp, të shprehin simpatitë, antipatitë, mbështetjen që kanë për personazhet në “Big Brother VIP”. I ftuari për këtë puntatë në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë aktori i mirënjohur i humorit Visjan Ukcenaj.

Çfarë mendon Visjani për raportet që janë krijuar brenda shtëpisë?

Ilnisa – Meriton

Nuk e zgjodhi ai. Ai e pa. Ajo e zgjodhi atë. Atij i interesoi që dikush ta zgjidhte dhe ai pranoi. Sepse në fillim, sepse unë kam qenë i vëmendshëm me BBV, ai ka tentuar tek të gjitha gocat afrimitetin. Vazhdin, por tani e ka zëvendësuar shpatën e vëmendjes.

Sara – Bardhi

Skemë dhe e vetmja lidhje skematike më duket ajo e Sarës. Femrat gjithmonë krijojnë afërsi po të dojnë. Bardhi më duket shumë pozitiv me aq sa e shohim. Është një super artist. Mendoj që ajo goca është një kalkulatore dhe një manipulatore.

Romeo – Heidi

S’kanë kimi me njëri-tjetrin. Romeo me Heidin nuk kanë kimi me njëri-tjetrin. Heidi nuk transmeton kimi ndaj Romeos. Është çështje kimie. Nuk është nga ana e të dyve, por nga Heidi shoh pak më shumë ftohtësi… Më shumë në shijet e Romeos është Rikja sesa Heidi mendoj unë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE