“Nuk shoh asnjë lider në BB VIP deri tani“! Psikologia Lenida Halilaj komenton sjelljen e banorëve dhe tregon tiparet e një lideri!

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk shoh asnjë lider në BB VIP deri tani“! Psikologia Lenida Halilaj komenton sjelljen e banorëve dhe tregon tiparet e një lideri!

E ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Pardon My French’ ishte psikologia Lenida Halilaj për të folur rreth xhelozive dhe reagimet e vajzave në Big Brother Vip. Ajo e nisi intervistën duke komentuar fillimisht sjelljen e banorëve në shtëpinë e Big Brother deri më tani:

Deri tani, vajzat janë më protagoniste, edhe pse do më pëlqente të ishin protagoniste për elementë dhe vlera të tjera. Unë nuk shoh asnjë si lider deri në këto momente. Duket sikur janë të impostuara që ta imponojnë atë lloj lidershipi. Në thelb asnjëri nuk e ndjen veten si lider, thjesht bëjnë presion për ta intimiduar personit tjetër. Nuk shoh akoma të kristalizuar një person si një lider për momentin.

Si nje psikologe, cilat do të ishin tiparet e një lideri?

Përgjithësisht, një lider është inovator fillimisht që ka një strategji dhe idetë e qarta që t’i bëj njerëzit ta ndejkin. Nuk është e thënë që të ngresh zërin, të bësh zhurmë dhe debate që të jesh një lider. Kanë filluar që në episodin e parë me zënka, që më duket pak pa kuptim, vetëm nëse kanë pasur gjëra të mbartura nga jashtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49659 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE