Tani fillon faza interesante, mësoni përballjet e fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë…

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tani fillon faza interesante, mësoni përballjet e fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë…

Kupa e Shqipërisë është futur në fazën interesante të saj teksa është hedhur shorti i fazës çerekfinale. Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 5 dhe 6 mars. Goglat kanë vënë përballë njëra tjetrës këto skuadra:

Erzeni-Vllaznia

Teuta-Tirana

Laçi-Egnatia

Kukësi-Partizani

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë, dukej sikur çdo gjë ishte në normalitet në futbollin shqiptar por fatkeqësisht u shënua një tjetër incident i rëndë pasi është rikthyer përsëri dhuna në kampionatin vendas! Arbitri kryesor i ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, Xhuljan Bacaj u godit me grusht pas përfundimit të sfidës e cila u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të lushnjarëve. Në lidhje me këtë me këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Bacaj. Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit. Nga ana tjetër Federata Shqiptare e Futbollit pati një reagim të menjëhershëm:

Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Xhuljan Bacaj në përfundim të ndeshjes Luzi 2008-Lushnja, e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Menjëherë pas incidentit arbitri Bacaj ka bërë denoncim ndaj autorit të dhunës, i cili është identifikuar si punonjës i klubit të Luzit dhe është arrestuar nga Policia e Shtetit, që ka reaguar shumë shpejt duke e neutralizuar. Federata e Futbollit kërkon nga organet ligjzbatuese dhe veçanërisht ato të drejtësisë që të marrin masa të forta për të ndaluar dhe dënuar aktet e dhunshme, që prishin imazhin e futbollit. FSHF shpreh keqardhjen për këtë ngjarje të papranueshme dhe bën apel për të gjithë, që futbolli të mos penalizohet për shkak të disa individëve të dhunshëm e të papërgjegjshëm. Dhuna ndaj arbitrit e ndodhur në Luz nuk mund të ketë asnjë lidhje me futbollin dhe frymën e “Fair Play” dhe të gjithë aktorët duhet të distancohen nga veprime të tilla që e dëmtojnë lojën tonë të bukur. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE