“M’u duk e drejtë ajo që i tha, unë madje do i thoja edhe më shumë akoma…”/Niko Komani komenton debatin Roza-Heidi!

vovalbania January 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“M’u duk e drejtë ajo që i tha, unë madje do i thoja edhe më shumë akoma…”/Niko Komani komenton debatin Roza-Heidi!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio stilisti i njohur Niko Komani për të na thënë se si po i duket ky edicion i tretë i “BBV”. Dalja e Ervin Gonxhit mbrëmjen e djeshme, si e komenton Niko?

Unë prisja Gabrielen sepse nuk është se po krijon diçka. Ervini ka qenë më aktiv ditët e fundit. Mendoj që Ervini mund të ishte lojtar i fortë nëse do të hynte pak më vonë. Në këtë edicion nuk po shoh asnjë aleancë, secili është lider i grupit pa pasur asnjë grup, nuk pranojnë të bashkohen.

Lidhjet e dashurisë që duket se po krijohen brenda shtëpisë më të famshmE në Shqipëri, si i komenton Komani?

Unë nuk do të krijoja lidhje. Unë si Niko e mbaj jetën time shumë private, nuk postoj asgjë në rrjetet sociale, imagjinoni në “BBV” që jo e jo. Lidhjet dashurore aty të shfuqizojnë sepse dikush tjetër të merr energjitë. Në fund të ditës aty është një lojë dhe mua nuk më lëviz qerpiku nga asnjë ofendim. Është një show, banorët duhet të krijojnë situata. Nuk jam kundrra çifteve por të këtij edicioni po nxitohen, po lidhen shumë shpejt.

Debati i djeshëm Roza-Heidi, cili është opinioni i Nikos?

Heidi u bë e famshme pikërisht nga ajo histori që krijoi brenda “Grande Fratello”-s, nga ajo e njohim të gjithë. M’u duk e drejtë ajo që tha Roza, unë madje do i thoja edhe më shumë akoma. Nuk mendoj se duhet ta merrte aq personale, fundja Roza tha diçka faktive. Të njëjtin opinion kam patur edhe unë për Heidin. Roza më ka surprizuar, shumë e qetë dhe e përmbajtur. Ta mendosh që është natyrë impulsive, më pëlqen gjuha e saj e trupit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE