‘Babai më rrihte për 50 lekë çëmçakiz’/ Rrëfimi prekës i banores në BBV

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Horoskop pa limit? Astrologia e njohur, banore e BBV3!

Banorja e “Big Brother VIP”, Roza Lati, rrëfeu mbrëmjen e djeshme një nga vështirësitë e saj që ka hasur në jetë, saktësisht kur ka qenë vetëm 5 vjeçe.

Roza ka treguar se babai i saj, i cili ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, e dhunonte atë vetëm sepse i kërkonte 50 lekë për çëmçakiz.

“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për çëmçakiz më ka rrahur, sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Ai ka ndërruar jetë nga tumori në kokë dhe kjo është arsyeja e dhunës së tij. Mbaj mend sa kishin dalë çëmçakizat e parë kam qenë 5 vjeçe ai ishte te puna e tij dhe vajta se pashë shoqet e mija që kishin marrë çëmçakiza, kanë qenë disa me ngjitëse te dora edhe më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë çëmçakiz. Ai ishte agresiviteti i tij që i rrëshkiste, sepse im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë. Duke u rritur ashtu unë tani kjo goca këtu, më vjen zor të kërkoj lekë, më vjen zor të lyp sepse jam rritur në këtë mënyrë dhe e kam traumatike.  Dhe mami këtë gjë e di. Rita m’i ka mbuluar të gjitha gjërat pa ja kërkuar fare”, tregon ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE