Një vit nga dasma e Luizit dhe Kiarës në Big Brother – momenti magjik i puthjes që mori vëmendjen e të gjithëve

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një vit nga dasma e Luizit dhe Kiarës në Big Brother – momenti magjik i puthjes që mori vëmendjen e të gjithëve

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë qenë ndër personazhet më të përfolur të vitit të kaluar në Big Brother VIP Albania.

Ata bënë bujë të madhe, ndonëse krijuan një histori të bukur dashurie, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Me 1 shkurt të vitit 2023 organizuan një dasmë në shtëpi, ku edhe artisti shkodran rrëmbeu puthjen e parë nga moderatorja.

Ky moment magjik mori vëmendje të madhe dhe u komentua gjithandej nëpër rrjete sociale.

Ndodh puthja - Luizi dhe Kiara ‘martohen’ në Big Brother VIP Albania

Meqë ka kaluar një vit, çifti rikujtoi këtë datë me postime në llogaritë e tyre personale.


“Trend prej një viti. Faleminderit Ejllat që kurrë nuk u dorëzuat. Ju duam”, tha Tito.

“Për shumë vjet 1 shkurtin”, tha në anën tjetër fituesi i edicionit të dytë të BBVA.

Dyshja tani janë në pritje edhe të një vajze së bashku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49895 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE