Kejvina reagon për gjendjen e rënduar të Erjolës në BBV

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kejvina reagon për gjendjen e rënduar të Erjolës në BBV

Ditën e djeshem, Erjola u shfaq në një gjendje mjaft të rënduar në shtëpinë e BBV, pasi përjetoi një moment ankthi.

Më pas ajo shpërtheu në lot, duke treguar më tej se në shtëpi shikon hije gjatë natës.

Për këtë situatë reagimet kanë qenë të shumta në rrjet, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe modelja Kejvina Kthella.

Ajo shpreh mbështetjen për Erjolën, ndërsa kërkon që pamje të tilla nuk duhen transmetuar.

“Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston. Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoun tuaj. Duani njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme etj etj“, thotë modelja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50946 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE