Parashikimi i motit për ditën e parë të muajit shkurt!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për ditën e parë të muajit shkurt!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë terrirritorin e me vranësira të pakta kalimtare në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Ka prani të ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si edhe prezencë të mjegullës së dendur/ mjegullinës e reduktim shikimi në orët e mëngjesit, në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
-1/15
Diell

Kukës
-3/11
Diell

Lezhë
3/16
Diell

Dibër
-2/9
Diell

Durrës
0/17
Diell

Tiranë
1/16
Diell

Elbasan
-2/16
Diell

Berat
-3/16
Diell

Vlorë
0/17
Diell

Korçë
-4/7
Diell

Gjirokastër
0/16
Diell

Sarandë
5/17
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48894 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE