U refuzua oferta e Milanit, ja ku pritet të luajë Armando Broja…

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Broja drejt largimit nga Chelsea?! Trajneri Pochettino flet qartë për të ardhmen e sulmuesit kuq e zi…

Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë të gatshëm të lejojnë largimin në formë huazimi të Armando Brojës. Chelsea është i gatshëm ta lejojë Armando Brojën që të largohet nga klubi në formë huazimi, raporton The Athletic. Sulmuesi shqiptar tani duhet të vendosë se ku dëshiron të luajë, mes Fulhamit dhe Wolvesit, me dy klubet që janë të etura për transferimin e tij. Trajneri i Fulham, Marco Silva, ka insistuar se klubi është në kërkim të një sulmuesi dhe lajmet që e lidhin me Armando Brojën e Chelseat vazhdojnë të vërshojnë. Chelsea kërkon 5 milionë funte për huazimin e Brojës në Angli, gjë që është shumë e madhe për Fulham aktualisht. Lojtari 22-vjeçar kishte ofertë edhe nga Milani, mirëpo paketa financiare që ka ofruar klubi italian nuk i përshtatet Chelseat.Broja ishte një zëvendësues i papërdorur në humbjen 4-1 të Bluve ndaj Liverpoolit të mërkurën (31 janar), derisa u rikthye në dhjetor nga një lëndim i vjetër në ligamente.

Futbollisti kuq e zi, ishte kthyer fillimisht në shtator nga lëndimi i rëndë në humbjen 1-0 nga Aston Villa, por që forma e tij nuk ka qenë stabël. Ai ndjente dhimbje të vazhdueshme, derisa është aktualisht edhe nën presion të kohës për Kampionatin Evropian që mbahet në Gjermani në këtë verë.nKështu, Broja duhet të kalojë në huazim tek njëra nga skuadrat e mësipërme, në mënyrë që të ftohet për Euro 2024 nga Sylvinho.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49523 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE