“Nuk donte të futesha…” / Ilnisa flet për bisedën me vajzën e saj para hyrjes në BBV!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk donte të futesha…” / Ilnisa flet për bisedën me vajzën e saj para hyrjes në BBV!

Ilnisa Agolli ka qenë një ndër personazhet më të komentuar dhe të përfshirë në debatet që janë zhvilluar së fundmi në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’.

Përpos strategjive të lojës, gazetarja po shijon lidhjen me moderatorin  nga Kosova , Meriton Mjekiqi, me të cilin sot shkëmbeu dhe puthjen e parë në buzë.

Por shqetësimi i saj sot ka qenë vajza e saj për të cilën u shpreh në një bisedë të zakonshme me Merin në dhomën e gjumit se i mungon dhe se ajo nuk do të donte që të bëhej pjesë e formatit, pasi nuk rrinte dot pa mamin e saj.

Sa i takon lojës së saj, Ilnisa thotë se vajza e saj e njeh shumë mirë se kush është.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE