Atentat shqiptarit në Athinë, plagoset/Ka qenë i arrestuar për drogë!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentat shqiptarit në Athinë, plagoset/Ka qenë i arrestuar për drogë!

Një shqiptar është plagosur në orët e para të mëngjesit në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos të Athinës. Sipas policisë greke, viktima quhet Renis Fajzolli. Mësohet se 34-vjeçari ndodhej në një park ku do të takonte një person të panjohur për autoritet.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili kërkoi ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonte me ambulancë në zonë. Ai u tha mjekëve se u qëllua me pistoletë dhe se nuk i njeh autorët.

Fejzolli u dërgua në spitalin Gjenimatas të Athinës ku edhe iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti tre gëzhoja të një pistolete 9 mm, ndërsa makina e tipit “Smart” e shqiptarit do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Zona në të cilën ndodhi ngjarja identifikohet si një arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënësve të lokaleve të natës në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku shpesh regjistrohen akte dhune, si dhe përleshje të armatosura mes bandave kriminale.

34-vjeçari u arrestua në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë tjetër rast të rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49499 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE