2023 një vit shumë i lumtur për Anxhela Peristerin, ja si e përshkruan artistja!

vovalbania December 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
2023 një vit shumë i lumtur për Anxhela Peristerin, ja si e përshkruan artistja!

Programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2023.

Surprizat nga artistët nuk mungojnë as në 2023, si në skenën kombëtare ashtu edhe në atë ndërkombëtare ndaj maratona e 100 këngëve më të mira të vitit do të jetë shpërthyese. Le të kalojmë së bashku rreth 8 orë maratonë, në shoqërinë e atyre që ju kanë bërë shoqëri gjithë vitin. Shoqëroni orët e fundit të një viti ‘të vjetër’ i cili i lë vendin një tjetri të cilin le të shpresojmë të jetë edhe më i mirë se ky që po lëmë pas. Në një mesazh zanor ekskluzivisht për Top Albania Radio, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka dhënë një urim për të gjithë shqiptarët:

Përshëndetje Top Albania Radio nga unë Anxhela Peristeri! Dua t’ju uroj gëzuar Vitin e Ri të gjithë fansave të mi, të gjithë stafit të Top Albania Radios! Dua t’i falënderoj për të gjitha ftesat që më kanë bërë këtë vit në radio, kam vërtet kujtime shumë të bukura në radion tuaj. Ky vit ka qenë një vit shumë i suksesshëm për mua, një vit shumë i mirë në të gjitha aspektet. Gjithashtu ka qenë një vit shumë i bukur sepse unë martova vëllain tim të vogël këtë vit dhe jam shumë shumë e lumtur. Uroj që viti 2024 të na gjejë të gjithëve me shëndet, me dashuri, me lumturi dhe shumë suksese! Ju dua shumë Top Albania Radio!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE