Gjërat pa të cilat Bebe Rexha nuk jeton dot!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjërat pa të cilat Bebe Rexha nuk jeton dot!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj. Mes të tjerash ylli i muzikës pop ka treguar edhe cila është një gjë pa të cilën ajo nuk do të mund të jetonte.

Një gjë pa të cilën s’do mund të jetoja është qeni im, Bear.

Rexha gjithashtu theksoi se një ushqim pa të cilin ajo nuk mund të jetojë janë makaronat dhe se Lauryn Hill është një këngëtare pa të cilën “s’mund të jetojë”. 34-vjeçarja foli edhe për hitin “The Monster”, të cilin ajo e punoi fillimisht për vete, por më pas iu shit dyshes së fasmhme Rihanna dhe Eminem.

Ishte albumi i parë kur krijova ‘The Monster’, i cili tani është një bashkëpunim i Rihannas dhe Eminemit. Mbaj mend që e luajta për një CEO të madh në këtë label në atë kohë që nuk do ta përmend dhe mbaj mend që ia dhash këngën. Kishte një mundësi ku mund t’ia kisha dhënë diskun Eminemit, i cili e donte atë, ose një reperi tjetër në atë kohë që nuk do ta përmend. Në fillim isha e mërzitur sepse isha më e re, por më vonë fitova respektin që kam tani në industrinë e muzikës dhe më hapi shumë dyer.

Rikujtojmë se filmi “Queenpins”, ku Rexha zë një rol kyç, ka arritur të pozicionohet në mesin e 10 filmave më të shikuar në Netflix për vitin 2024 deri më tani. Këngëtarja luan rolin e një specialiste të IT-së e cila ndihmon një grup grash në realizimin e një vjedhjeje kibernetike të ndërlikuar.

Suksesi i filmit në platformën e filmave është dukshëm impresionues, ku “Queenpins” mbajti vendin e shtatë në listën e filmave më të shikuar për më shumë se një javë. Statistikat e Netflix tregojnë se filmi ka arritur të tërheqë mbi 4.4 milionë shikime në vetëm një javë, duke e bërë të qartë interesin e madh të shikuesve ndaj kësaj komedie.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48861 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE