“Juli, ti je qorr”, bullizimi ndaj Heidit, pse nuk merren masa ndaj Roza Latit

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Juli, ti je qorr”, bullizimi ndaj Heidit, pse nuk merren masa ndaj Roza Latit

Që kur Roza Lati është futur në Big Brother Vip, ka adresuar provokime të shumtë në drejtim të banorëve të tjerë. Debati i parë ishe me Merin, ndaj të cilës adresoi disa provokime me qëllimin për ta nxjerrë nga shtëpia.

Po ky është vetëm fillimi për Roza Latin. Të njëjtën gjë bëri edhe ndaj Jul Dedës dhe ndaj Romeo Veshajt, ku për të dy bëri pyetje tendecioze për situata që kanë ndodhur jashtë.

Në vazhdim të debatit që ka pasur me Julin, ai e ka pyetur nëse ka rrahur qentë jashtë, ashtu siç kishin dalë lajme, dhe ajo ka treguar se i ka rrahuar për t’i disiplinuar. Një deklaratë kjo që nuk është diskutuar fare nga produksioni, duke e anashkaluar atë.

Por, ajo ka vazhduar me tej reagimet e ashpra ndaj banorëve të tjerë, dhe rradha ishte për Heidin, e cila duke qenë se ka pasur përplasje me të, e ka tallur duke i imituar të qeshurën, një veprim ky i ulët.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2024/02/Screen_Recording_20240211_211000_YouTube-1.mp4

Edhe pse doli në video në Prime, opinionistët nuk e morën as mundimin për të kritikuar sjelljen bullizuese të Rozës. Por në vazhdimësi, Roza ka komentuar lojën e Heidit me një gjuhë aspak etike për një femër, e sidomos nga një person që pretendon se është feministe.

Mbrëmjen e djeshme ajo ka atakuar Hedin, duke i thënë se futet në shtretërit e meshkujve, duke nënkuptuar afrimitetin që ka me Romeon apo dhe lojën që ka pasur ajo në Grande Fratello. Mënyra e shprehur e Rozës nuk është aspak etike, e sidomos në Shqipërpi ku gruaja sulmohet, dhunohet dhe paragjykohet për zgjedhjet e saj.

As për këtë nuk është marrë asnjë masë. Për dikë që e ndjek Big Brother Vip, Roza nuk duket në asnjë vend gjatë javës, duke mos u shfaqur në asnjë kana. Tregues ky se loja e saj në BBV lë për të dëshiruar.

Megjithatë, deklarata më e fortë ishte mbrëmjen e sotme teksa Roza i është drejtuar Julit me etiketime: O qorr. Një deklaratë e rëndë kjo, për njerëzit të cilët kanë probleme me shikimin. Në vend që të promovohen vlerat, duket se Roza ka zgjedhur promovimin e antivlerave dhe kjo pa të voglin shqetësim nga produksoni.

https://vip-magazine.al/wp-content/uploads/2024/02/Screen_Recording_20240211_210309_YouTube-1.mp4

/Vip-magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE