Ish-ministri Beqaj në SPAK: Mora laptop-in që më sekuestruan në apartament!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ish-ministri Beqaj në SPAK: Mora laptop-in që më sekuestruan në apartament!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, sot ishte në SPAK në ditën e caktuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u paraqitur në organin e hetuesisë. Në dalje nga SPAK-u, Beqaj tha se mori edhe hard drive-in me të dhënat e laptop-it që iu sekuestruan në apartamentin e tij më 28 dhjetor.

Ish-ministri i Shëndetësisë, paraqitet çdo të premte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje” në lidhje me çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Sot është e premte, që është dita e paraqitjes. Mora dhe hard drive-in me të dhënat e laptopit, që u sekuestruan në apartamentin tim më 28 dhjetor. Ditë të mbarë!

Në nëntor të vitit të kaluar, me kërkesë të SPAK-ut, gjykata caktoi masën “Detyrim për paraqitje” për ish-ministrin, i cili po hetohet për akuzën “Shpërdorim detyre”. Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK-u në koncesionin e Sterilizimit me vlerë 100 milion euro dhe një afat 10-vjeçar. Ky koncesion u fitua nga biznesmeni Ilir Rrapaj, tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO-ja për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të, për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ku Beqaj ka qenë drejtor.

SPAK-u ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre nga Ilir Beqaj, por nuk ka të regjistruar një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll banese dhe janë sekuestruar telefoni, kompjuteri e dokumente të tjera. Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e pesë anëtarëve të tjerë të SASPAC-së.

Edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë, Arben Gjata u paraqit sot në SPAK, pasi ndaj tij, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, po për çështjen e Sterilizimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE