“Janë të përsëritura”/ Ish-opinionistja shpërthen ndaj BBV3 (FOTO)

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Janë të përsëritura”/ Ish-opinionistja shpërthen ndaj BBV3 (FOTO)

Ish-opinionistja e “BBVA1”, Balina Bodinaku, duket se e ndjek sezonin e tretë të këtij reality show dhe i ka bërë përshtypje sjellja e Roza Latit dhe Ilnisa Agollit.

Përmes postimeve në Instagram, ajo ka thënë se sjellja e Ilnisës dhe e Rozës janë të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh.

“Si sjellja e Ilnisës, ashtu dhe ajo e Rozës, përveçse të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh”, shkruan Balina në postimin e parë.

“Mendoj se loja nuk do të prishej aspak nga penalizimi, deri dhe në përjashtim, nëse do të jetë e nevojshme, e kujdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta, do ta çonte “Big Brother” në nivel krejt tjetër”, duke shtuar edhe hashtag-un #stopgjuhëssëurrejtjes.

Kujtojmë se Balina Bodinaku ka qenë opinioniste e “Big Brother VIP Albania 1”, krah Arbër Hajdarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE