“Nuk e di a kam qenë apo jo i dashuruar”- Egli Tako reagon për herë të parë pas deklaratës së Olsit

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk e di a kam qenë apo jo i dashuruar”- Egli Tako reagon për herë të parë pas deklaratës së Olsit

Ditën e sotme Egli Tako ka reaguar për herë të parë pas deklaratës që ish-partneri i saj, Olsi Bylyku bëri mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”.

Këngëtarja ka postuar në InstaStory një foto të saj, ku duket shumë e qetë pas fjalëve të artistit, ndërsa ishte e kuruar deri në detaj.

Olsi tregoi se arsyet e ndarjes ishte sepse ata nuk e njihnin mire as veten as njëri-tjetrin dhe ndoshta janë nxituar. Më tej ai shprehet se për ish-partneren e tij gëzon shumë respekt dhe ndonjëherë i ka kërkuar edhe falej.

Olsi gjithashtu thotë se ishte aq i përkushtuar tek lidhja e tij saqë për një momenti i dukej sikur po i ikte çdo gjë tjetër nga duart.

“Ndonjëherë i kam kërkuar edhe falje jam nxituar por doja të njihja edhe veten unë isha me atë idenë se kjo është partnerja ime. Unë gëzoj shume respekt për të por ne duhet ta kishim njohur më mirë veten tonë. Sot e asaj dite them a kam qenë apo nuk kam qenë i dashuruar. Apo ishte ai afeksioni i madh ndaj një personi. Sepse e shikoja se isha më shumë i dhënë se sa duhet, po më kalonte koha për çdo gjë tjetër.”– tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50319 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE