Me një ekspozitë në sheshin “Skënderbej”, nis java kulturore e OKB-së!

vovalbania October 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me një ekspozitë në sheshin “Skënderbej”, nis java kulturore e OKB-së!

Përgjatë kësaj jave të fundit të muajit tetor, Shqipëria do të mikpresë Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe kjo është një javë me fokusin tek paqja, siguria, të drejtat e njeriut e zhvillimi duke mbrojtur mjedisin. Java e Kombeve të Bashkuara, vjen në kuadër të javëve kulturore ndërkombëtare të cilat po zhvillohen prej disa muajsh e kanë gjallëruar jetën artistiko-kulturore, jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytete të tjera të vendit.

Java e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri nga data 24 deri më 30 tetor, startoi sot me ekspozitën “We the Peoples”. Ky është një projekt i fotografit David Cuka, i cili ka një koleksion me 999 portrete të një shumëllojshmërie njerëzish nga e gjithë Shqipëria, njerëz nga të gjitha moshat, origjina, besimi fetar, gjinia apo orientimi seksual.

Titulli i ekspozitës frymëzohet nga preambula e Kartës së Kombeve të Bashkuara: dokumenti themelues i OKB-së, i cili hyri në fuqi 77 vjet më parë më 24 tetor 1945 dhe nis me frazën “We the Peoples” (Ne popujt).

Pas çeljes sot, në sheshin Skënderbej, ekspozita do të lëvizë në sheshin Italia, po Tiranë nga nesër e deri të dielën, më 29 tetor.

Po në sheshin Skënderbej, pasdite do të vendoset një tjetër ekspozitë interesante e fotografes Jutta Benzenberg, e cila së bashku me UN Women në Shqipëri, sjell në vëmendje realitetin e grave të reja që jetojnë në pjesë të largëta të vendit ku stereotipet gjinore dhe normat patriarkale janë ende mbizotëruese. Ekspozita e Jutta Benzenberg do të ketë 25 fotografi me të cilat u jep zë ëndrrave të grave nga e gjithë Shqipëria.

Aktivitetet e javës kulturore të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohen mes Tiranës, Pukës, Përmetit e Durrësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE