Qeveria e Kosovës komunikon zgjerimin e skemës “Superpuna”!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qeveria e Kosovës komunikon zgjerimin e skemës “Superpuna”!

Qeveria e Kosovës njoftoi se do të vazhdojë platforma “Superpuna” e nisur një vit më parë. Përmes saj, ekzekutivi në Prishtinë subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë 264 euro. Më pas, punëdhënësi ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me vazhdimin e platformës do të zgjerohet edhe grup-mosha e personave që do të kenë të drejtë të aplikojnë.

Nga 18 deri në 25 vjeç, tashmë do të zgjerojmë grup moshat e përfituesve nga 18 deri në 29 vjeç. Zgjerimi i skemës është bërë për shkak që platforma të ketë  pasur ndikim të jashtëzakonisht të madh në punësimin e të rinjve. Nga kjo platformëjanë subvencionuar rreth 9 mijë e 400 persona. Nga ky numër, 3 mijë e 108 të rinj kanë vazhduar punën duke lidhur kontrata të rregullta me kompanitë private.

Kjo i bie që 67 për qind e punëtorëve të ndërmjetësuar përmes ‘Superpuna’ kanë vazhduar të qëndrojnë në tregun e punës.

Shefi i qeverisë Albin Kurti foli gjatë një konference me këtë rast, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Sipas platformës “Superpuna”, pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund të mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, por edhe mund ta shkarkojë. Referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave, papunësia në Kosovë është 11.8 për qind.

Platforma “Superpuna” u vu në funksion më 6 shkurt të vitit të kaluar. Në kuadër të saj, Qeveria e Kosovës subvencionon punëdhënësin duke paguar pagën e punëtorit për gjashtë muaj, në vlerë prej 264 eurosh. Punëdhënësi, pastaj, ka të drejtë ta shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar. Pas periudhës gjashtëmujore, punëdhënësi mund ta mbajë në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, por edhe mund ta shkarkojë.

Kosova ka edhe Agjencinë Shtetërore të Punësimit me një rol të ngjashëm me platformën “Superpuna” dhe nuk ka ndikuar mjaftueshëm në zbutjen e papunësisë. Kjo agjenci, e cila vepron që nga viti 2017, i aftëson profesionalisht pa pagesë punëkërkuesit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE