Rike Roçi bën deklaratën e fortë në BBV: ”Kam hyrë vetëm e vetëm do dal”!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rike Roçi bën deklaratën e fortë në BBV: ”Kam hyrë vetëm e vetëm do dal”!

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

E ndërsa ende nuk është mbushur muaji, në shtëpi është vënë re krijimi i disa çifteve. Ky fakt ngjalli diskutime brenda banorëve dhe një analizim më specifik të lojës. Konkretisht konkurrentja e Big Brother VIP, Rike Roçi, ka deklaruar se do të dalë vetëm që aty, duke nënkuptuar se nuk do të krijojë asnjë lidhje.

Megjithatë, Fatjoni tha që për këtë nuk duhet të ishte e sigurt, ndërsa Gazi tha se ajo është lojtarja më e fortë nga vajzat.

Rike: Zemër unë këtu kam hyrë vetëm e do dal vetëm. Kam një karakter, unë e di sesi jam dhe jashtë familja ime më njeh.

Fatjoni: Gjithsesi mos thuaj kurrë…

Graciano: Jo, Rikja i ka të qarta gjërat, edhe nëse bën diçka, e bën se e ndjen.

Gazi: Është lojtarja më e mirë femër këtu.

Fatjoni: Ja kam thënë, jo një herë, por disa herë. Rikja dhe kur rri urtë flet.

Rikja: Me ato mimikat e mia…

Gazi: Edhe Sara është lojtare e fortë.

Rikja: Në këto momente është pak me pushime. Kam ndryshuar mendim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE