“Kauza e tij është shumë e fuqishme!”/ Si e sheh Olta Gixhari Meritonin në “BBV3”?!

vovalbania April 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kauza e tij është shumë e fuqishme!”/ Si e sheh Olta Gixhari Meritonin në “BBV3”?!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”, teksa na tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

Dukeqenë se shpeshherë është krahasuar në rrjet me banorët e këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta tregoi se si i ka pritur këto komente.

E teksa ajo ka reaguar ndaj Meritonit në rrjete sociale, sot Olta Gixhari ka shpjeguar postimin e saj.

Meritoni nuk është te lojtarët e mi të preferuar, deri tani nuk ka tiparet e një fituesi. Por atë ditë që ndoqa ‘prime’, kauza e tij është shumë e fuqishme. Po flas si një nënë, unë do kisha vajtur deri në fund të botës për fëmijët e mi, në kuptimin e kauzës e kam unë atë që shpresa, ‘uroj që ta fitosh’.

Nuk kam një të veçuar, janë disa që po spikasin mesa kam kuptuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49417 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE