Lëviznin me armë në makinë, pranga dy të rinjve në qendër të Tiranës!

vovalbania February 03, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Lëviznin me armë në makinë, pranga dy të rinjve në qendër të Tiranës!

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi u kapën në Kamëz duke udhëtuar me armë zjarri.

Në pranga kanë rënë 19 vjeçari me iniciale A. K., banues në Shkodër, dhe 20 vjeçari me iniciale R. P., banues në Kamëz. Arrestimi i tyre u bë pasi uniformat blu morën informacion se dy persona ndodheshin të armatosur në afërsi të Pallatit të Kulturës.

Gjatë kontrollit të 19-vjeçarit shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Ndërsa, në vijim të hetimeve, gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Shëtitësit”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë.

U kapën në flagrancë, me armë zjarri pistoletë e municion luftarak, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta me krëhra dhe municion luftarak, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, për kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE