“Lumbardhi ka harruar të…”- Shqipja reagon pas mbarimit të BBVK

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Lumbardhi ka harruar të…”- Shqipja reagon pas mbarimit të BBVK

Lumbardh Salihu është konkurrenti që fiku dritat e shtëpisë së këtij sezoni të “Big Brother VIP Kosova”.

Lumbardhi mori më shumë vota nga publiku duke u shpallur kështu fitues i reality show-t, në një përballje me Edonën, Blerandon, dhe Shqipe Hysenajn.

Kjo e fundit ka bërë edhe një reagim pak më parë përsa i përket eksperiencës së përjetuar.

Ajo postoi një video në llogarinë e saj të Instagram-it, ku si fillim me humor shprehet se, “Lumbardhi ka harruar të fikë dritat e shtëpisë”, dhe më pas shprehet falenderuese për të gjithë ata që e mbështetën atë përgjatë rrugëtimit në program.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE