“Çfarë do të bëja unë në këtë shtëpi pa ty, nuk e di”, gjithnjë e më pranë dyshja Ilnisa-Meriton në “BBV3”!

vovalbania January 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çfarë do të bëja unë në këtë shtëpi pa ty, nuk e di”, gjithnjë e më pranë dyshja Ilnisa-Meriton në “BBV3”!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Ndërkohë, duket se dyshja Ilnisa-Meriton kanë gjithnjë e më shumë afrimitet mes tyre.

Dyshja janë shfaqur të afërt gjatë ditëve të fundit, ndërsa mbrëmjen e kaluar moderatorja përqafoi këngëtarin.

“Çfarë do të bëja unë në këtë shtëpi pa ty, nuk e di”, iu drejtua ajo Meritonin.

Edhe disa mbrëmje të tjera, banorët kanë qëndruar në krahët e njëri-tjetrin, duke kaluar kohën me biseda dhe komplimente. Kujtojmë, se pas largimit të Drinit nga “BBV3”, Ilnisa u zgjodh lideri i ri i shtëpisë, një lidership që u përball me shumë komente jo të mira nga banorët e tjerë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE