Toka e mbështjellë nga një shkëlqim i dyfishtë ajri?!

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Toka e mbështjellë nga një shkëlqim i dyfishtë ajri?!

Disa ditë më parë, një astronaut nga Stacioni Hapësinor kapi një fenomen sugjestionues që kornizon Tokën dhe gjithashtu ofron informacion të dobishëm për shkencëtarët. Kjo fotografi me ekspozim të gjatë është marrë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor më 21 janar 2024, ndërsa fluturonte mbi Oqeanin Paqësor në verilindje të Papua Guinesë së Re dhe tregon Tokën të mbështjellë në një “airglow”, një brez lumineshent i prodhuar nga ndërveprime të veçanta kimike që ndodhin midis 80 dhe 600 km nga sipërfaqja e Tokës.

Në realitet, në këtë rast “airglow”, është i dyfishtë. Njolla e verdhë është për shkak të ndërveprimit me grimcat e natriumit të pranishme në atmosferë, ndërsa e kuqja shkaktohet nga oksigjeni atomik. Ndërveprimi midis dritës nga Dielli, grimcave të ngarkuara dhe molekulave në atmosferë mund të krijojë një sërë fenomenesh drite, më të famshmet prej të cilave janë aurorat polare. Fenomene si “airglow”, jo vetëm që janë shumë spektakolare, por mund të jenë të dobishme, sepse ato mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në shtresat e sipërme të atmosferës.

Ndërkaq, rikujtojmë se një rajon i Hënës është vënë në qendër të një gare të re mes agjencive hapësinore ndërkombëtare, kjo pasi besohet se aty mund të gjendet akull. Interesi në polin jugor të satelitit tonë natyror arriti pikun vitin e shkuar kur misioni Chandrayaan-3 i Kinës bëri uljen e parë në zonë, vetëm disa ditë pasi një anije kozmike e Rusisë, Luna-25, u përplas teksa ndiqte të njëjtën rrugë.

NASA ka zgjedhur po këtë rajon të Hënës për t’u ulur misionin Artemis III. Një studim që financohet nga NASA ka ngritur alarmin. Teksa bërthama e hënës ftohet gradualisht dhe zvogëlohet, sipërfaqja e saj “rrudhoset”, siç ndodh me një kokërr rrushi kur thahet. Këto fenomene, sipas shkencëtarëve, krijojnë tërmete që mund të zgjasin për orë të tëra, si dhe rrëshqitje të tokës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE